Featured Image

Stogova

Këtë të diel më datë 20-03-2022, bjeshkatarët e KBC "Dibra" nuk munden të gjenden në shtëpi. Sapo të çosh kokën nga fshatrat e qytetit, rrugët që të çojnë drejt Majës të Stogovës, janë të mbuluara nga bora dhe rrezet e diellit që shëndrisin, shenja të cilat japin përshtypjen se na ftojnë për vizitë. Të dielën sëbashku me antarët e Shoqatës bjeshkatare alpiniste "Dardania" nga Shkupi, do të ngjisim pra Malin e Stogovës. Nisja e ecjes do të bëhet nga fshati Broshticë. Guida është e kategorisë mesatare dhe është e preferueshme të keni përgaditje fizike dhe psiqike. Ushqime të merrni sanduiç të lehtë, fruta, ujë. Veshja dhe këpucët të jenë të përshtatshme për terrene malore dimërore, pasi thellësia e borës është e konsiderueshme dhe preferohen qafat për tek këpucët. Nisja bëhet nga Sheshi "Skëndërbe" në ora 07:00. Transporti deri tek pika e nisjes do të bëhet me makina private, andaj ju lutemi lajmëroni në kohë për tu organizuar. Secili nga pjesëmarrësit ka përgjegjësi.